“Nuk do vaksinë? Atëherë paguaj taksë”. Vendi që ndëshkon të pavaksinuarit

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 15:43

“Nuk do vaksinë? Atëherë paguaj taksë”. Vendi që ndëshkon të pavaksinuarit

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 15:43

Nuk do vaksinë? Atëherë paguaj taksë… Rajoni  i dytë më i populluar në Kanada, Kebeku, po planifikon të detyrojë të gjithë të rriturit që refuzojnë të marrin vaksinën kundër koronavirusit, të paguajnë një kontribut shëndetësor.

Lëvizja pritet të nxisë debate të ashpra në vend, lidhur me liritë individuale dhe përgjegjësinë sociale. Kryeministri Francois Legault tha se të pavaksinuarit u vendosin një barrë financiare të tjerëve dhe duhet të paguajnë një shumë të konsiderueshme parash prej jo më pak se 100 dollarësh.

Megjithatë, ai theksoi se masa nuk do të aplikohet për ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore. “Ata që refuzojnë të marrin dozën e parë të vaksinës javët në vazhdim, do të paguajnë një takse të re shëndetësore”, tha Legault.

Qeveritë rreth botës kanë kufizuar ndjeshëm jetët e të pavaksinuarve duke i ndaluar qasjen në ambiente publike, por një takse gjithëpërfshirëse, ndaj të gjithë të rriturve të pavaksinuar mund të jetë një veprim i rrallë dhe kontrovers. Kebeku është një prej rajoneve më të goditura nga Covid-19 në Kanada, duke regjistruar rregullisht numrin më të lartë të infektimeve ditore në të gjithë vendin.