“Pagat janë vetëm maja e ajsbergut”, Haxhi: Nga pagat mund të zbulosh evazion me të ardhurat e padeklaruara

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 22:21

“Pagat janë vetëm maja e ajsbergut”, Haxhi: Nga pagat mund të zbulosh evazion me të ardhurat e padeklaruara

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 22:21

Elton Haxhi, ish-zv/ministër i Financave, u shpreh në “A2 Business” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, se “pagat janë vetëm maja e ajsbergut” në evazionin fiskal që ndodh në vendin tonë.

“Ne kemi një kulturë informaliteti të ngulur thellë në shoqërinë tonë, që vjen si rrjedhojë e gjithë praktikës së shtrembër në administrimin fiskal dhe të bërin biznes. Ne kemi një problem me moralin e taksave dhe me atë që u kthehet qytetarëve nga këto taksa që paguajnë. Aspekti tjetër është pjesa e politikave fiskale. Vërtet ka punonjës që marrin 30 000 lekë pagë minimale, por u kemi thënë vetë që të bëhen persona fizikë dhe të mos paguajnë fare. Ne kemi ndërtuar vetë politika fiskale që e çojnë personin drejt vetëpunësimit dhe mospagesës së asnjë lloj tatimi”, tha Haxhi.

“Duhet një strategji e qartë, që ndërthuret me sensibilizim, politikë fiskale dhe punën e administratës tatimore. Evazioni nuk adreson dot direkt pagat, por nga pagat mund të zbulosh evazion me të ardhurat e padeklaruara. Pagat janë vetëm maja e ajsbergut”, shtoi Haxhi.