Papa, siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ndalon makinën dhe hyn në një dyqan disqesh

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 09:57
Untitled collage 27 1280x720

Papa, siç nuk e kemi parë ndonjëherë, ndalon makinën dhe hyn në një dyqan disqesh

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 09:57

Papa Françesku zhvilloi një vizitë surprizë, mbrëmjen e së hënës, në një dyqan disqesh muzikore në qendër të Romës.

Zyra e shtypit të Vatikanit bën me dije se vizita kishte si qëllim “bekimin e dyqanit të ristrukturuar”, pasi pronarët ishin miq të vjetër të Atit të Shenjtë, i cili qëndroi aty për më shumë se 15 minuta.

Pronari i dyqanit “Stereosound” tregon se Papa ishte një klient i vjetër i dyqanit të tij pranë Panteonit. Sipas tij, ai e vizitonte shpesh kur ishte një prift i thjeshtë apo kryepeshkop i Buenos Aires. Françesku kishte premtuar se do ta vizitonte dhe më në fund kjo vizitë u zhvillua, mbrëmjen e së hënës.

Papa raportohet të ketë dalë nga dyqani me një disk me muzikë klasikë, dhuratë nga miqtë e tij.