PD: Tre prej të përjashtuarve nga partia, organizuan në detaje dhunën në seli

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 10:49
protesta e pd 2 16 1080x720

PD: Tre prej të përjashtuarve nga partia, organizuan në detaje dhunën në seli

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 10:49

Partia Demokratike ka akuzuar drejtpërdrejt disa prej deputetëve dhe anëtarëve të saj të përjashtuar tashmë nga partia, si organizatorë deri në detaje të dhunës në protestën e 8 janarit para selisë.

Mes të akuzuarve janë deputeti Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Grigels Muçollari. “Dhuna kundër PD-së u organizua dhe u planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan”.

“Kryesia e PD-së, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur “non grata” për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik. Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30-vjeçar”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Në orët e para të 11 janarit, kryesia e PD-së vendosi të përjashtojë përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të tjerë, mes tyre ish-presidentin Bujar Nishani, deputetët Flamur noka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, si edhe Arben Ristanin, Grigels Muçollarin, Keltis Krujën e Klevis Balliun.

Gjithashtu, vendosi pezullimin e anëtarësisë dhe grupit parlamentar të deputetëve Agron Shehaj, Belind Këlliçi, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi e Tritan Shehu, dhe disa figurave të njohura në parti, si Aldo Bumçi, Blendi Himçi, Çlirim Gjata, Edith Harxhi, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Genc Deromemaj, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ivi Kaso, Ledina Mandija, Lorenc Luka dhe Mimoza Hajdrmamataj.

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

Posted by Partia Demokratike e Shqipërisë on Wednesday, January 12, 2022