Përvjetori i policisë, riciklimi i drejtuesve vazhdon, por vrasjet dhe shpërthimet nuk ndalen

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 15:39

Përvjetori i policisë, riciklimi i drejtuesve vazhdon, por vrasjet dhe shpërthimet nuk ndalen

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 15:39

Në prag të përvjetorit të 109 të Policisë së Shtetit, kriminaliteti në vend nuk po ndalet, ndërsa qarqet historikisht problematike vijojnë të jenë vatra të nxehta. Policia e Shtetit angazhoi dhe forcat speciale RENEA për të ulur valën e krimeve, por mesa duket grupet kriminale nuk ndalojnë as para tyre.

Më 3 janar, makina e Benard Sinomatajt u shpërthye me eksploziv në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme pranë vendit të shoferit, ndërsa ishte një mesazh i qartë për Sinomatajn, i cili rezulton se jeton jashtë vendit.

Po në të njëjtën datë në spitalin e Lezhës u shfaq me 3 plagë plumbi Vinçens Piroli, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë. Më 4 janar, u shënua dhe viktima e parë për 2022. 

Një atentat i mori jetën një të riu dhe la të plagosur 4 persona në Don Bosko. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në një kohë kur qytetarët nuk lëvizin dot me automjete për shkak të trafikut, atentatorët u larguan lehtësisht. 

Tirana nuk gjeti qetësi teksa një tjetër atentat me tritol në makinë la të plagosur dy persona.

Mikel Harizaj nga Vlora drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka lidhje me tritolin e Vlorës së datës 3 janar.

Edhe viti 2021, nuk u mbyll me një bilanc të mirë të ngjarjeve kriminale. Mes 61 vrasjeve viti që lamë pas, u mbyll me 119 kilogramë kokainë të mbërritur nga Ekuadori.