Protesta e 8 janarit, përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Londrës dënojnë dhunën në selinë e PD

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 13:56
gabriel escobar seli pd basha 2 1280x720

Protesta e 8 janarit, përfaqësuesit e Uashingtonit dhe Londrës dënojnë dhunën në selinë e PD

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 13:56

Zv/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, dënoi dhunën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike duke e përjashtuar si mjet për të marrë në kontroll një parti.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Ne e dënojmë këtë”, thekson Escobar. I dërguari i posaçëm amerikan në Ballkanin Perëndimor deklaroi gjithashtu se, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i SHBA-së tani.

Kriza në PD dhe protesta e 8 janarit shqetësoi dhe Londrën. I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, tha se u kanë bërë të qartë të gjithë liderëve se çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut paqësor, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar”.