Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 17:36
marcelo 1280x720

Real Madrid, Marcelo mund të barazojë rekordin historik

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 17:36

Marcelo mund të barazojë këtë javë një nga rekordet historike të Realit të Madridit. Nëse madrilenët arrijnë të fitojnë Superkupën e Spanjës, gjysmëfinalen e së cilës do ta luajnë sot ndaj Barcelonës, mbrojtësi i majtë do të barazojë legjendën Gento si futbollisit me më shumë trofe në historinë e klubit.

Braziliani ka ngritur deri më sot 22 tituj me fanellën e bardhë, aq sa edhe Sergio Ramos, ndërsa Gento kryeson listën me 23.

Gjithsesi, ka shumë mundësi që këtë trofe, Marcelo ta fitojë duke luajtur shumë pak minuta, pasi në vitin e tij të 15 si lojtar i Realit, mëngjarashi nuk është në preferencat e Carlo Ancelotti.