Situata pandemike, laboratorë privatë fshehin rastet pozitive

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 12:18

Situata pandemike, laboratorë privatë fshehin rastet pozitive

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 12:18

Situata pandemike e rënduar ditët e fundit në të gjithë vendin, po reflektohet si e tillë edhe në qytetin e Durrësit.

Mosrespektimi masiv i masave antiCovid, të nxitura edhe nga festat e fundvitit si dhe lëvizjet e shumta të emigrantëve, ka bërë që aktualisht në qytetit bregdetar të jenë pozitiv me Covid 19 mbi 1 mijë persona, shifër kjo e pashënuar më parë gjatë këtyre dy viteve në pandemi.

Përveç mosrespektimit të masave, shtimi i infektimeve i atribuohet edhe shkollave, që shikohen si një nga përhapësit kryesorë të virusit.

Por përpos situatës, autoritetet shëndetësore lokale, ngrenë shqetësimin se rastet pozitiv mund të jenë akoma më të larta, pasi ka laboratorë private që nuk i raportojnë të gjitha rastet me Covid që i kontatojnë nga analizat.

Edhe në Vlorë situata pandemike është rënduar ditët e fundit. Në këtë bashki, përveç rritjes së numrit të personave që kërkojnë të testohen dhe dalin pozitivë me Covid, ka rritje edhe të numrit të atyre personave që po marrin dozën e parë të vaksinës. Kjo ndikuar jo vetëm nga situata, por edhe nga kërkesa e autoriteteve për vaksinimin e personelit të administratës dhe punonjësve të njësive të shërbimit me popullatën.

Ndërkohë në Korçë, Inspektorati Shëndetësor Shtetëror, edhe pse ka konstatuar një mosrespektim të masave antiCovid, po vijon ende me këshillimin dhe paralajmërimin e personave apo subjekteve që e kanë detyrim që punonjësit t’i kenë të vaksinuar.

Të gjithë sektorët e njësisë vendore të shëndetit në qarkun e Korçës, janë në kapacitete të plota pune, me testime, gjurmime, shërbime dhe kontrolle, për shkak të situatës së rënduar pandemike.