Task Forca për verifikimin e pagave, Dilaveri: Shqetësuese që nisi sot

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 21:17

Task Forca për verifikimin e pagave, Dilaveri: Shqetësuese që nisi sot

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 21:17

Për ish-zv.drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve Flobens Dilaveri, aksioni që ka nisur sot për të verifikuara pagat që deklarohen nga biznesi duhet të kishte nisur vite më parë dhe jo tani që u krijua konfuzion pas publikimit të pagave. Në studion e A2 Business ai tha se kjo është shqetësuese.

“Në rast se i referohemi biznesit të madh dhe bizneseve që kanë një bordero të caktuar është te niveli 20-25% të gjithë bizneseve. U duk se nga rrjedhja e informacionit të pagave, sikur u zbuluan pagat, por pagat u zbuluan për qytetarët por jo për administratën e shtetin, nuk është se ato paga nuk i kanë ditur. Ajo që më duket shqetësuese është pse filloi sot, por jo para shumë vitesh, pse pritëm të krijohet ky konfuzion që të ndërmerrej ky aksion”.

Ndërkohë sot ministrja e Financave Delina Ibrahimaj deklaroi se sipërmarrja ka afat deri më 20 janar për t’u vetë korrigjuar me dorëzimin e listë-pagesave të punonjësve. Pas këtij afati, nisin verifikimet nga zyra e më pas kontrollet në terren.