Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 16:39

Vlerësimi i “The Economist”: Bilanci real i pandemisë, 12 mijë viktima në Shqipëri

Përditësuar më: 12/1/2022, ora 16:39

Bilanci i pandemisë në Shqipëri mund të jetë shumë herë më i lartë nga sa raportohet zyrtarisht. Media prestigjioze ndërkombëtare, “The Economist”, publikoi një artikull me vlerësime lidhur me përhapjen dhe fatalitetet e shkaktuara nga Covid-19. Autoritetet në Shqipëri kanë raportuar më shumë se 3200 jetë të humbura që prej nisjes së pandemisë, por “The Economist” vlerëson se bilanci është 3-4 herë më i lartë. Sipas medias prestigjioze, në vendin tonë mund të jenë 12 mijë deri në 15 mijë viktima nga Covid-19.

“Shumë njerëz që vdesin ndërsa janë infektuar me SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë për të dhe nuk futen në bilancet zyrtare”

“The Economist”

Kjo ishte një ndër arsyet që nxiti këtë media të studionte shifrat reale të pandemisë. Gjithashtu, edhe qasja e disa shteteve të botës që nuk fusin në balancë personat që humbin jetën nga Covid-19, por që kishin sëmundje shoqëruese apo viktimat që nuk u shtruan kurrë në një spital.

“Në vend që të përpiqet të dallojë llojet e vdekjeve, qasja e The Economist është që t’i numërojë të gjitha rastet”

“The Economist”

The Economist përpunoi të dhëna nga 186 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, dhe doli në vlerësimin se që prej nisjes së pandemisë kanë humbur jetën 19.1 milionë njerëz dhe jo 5.5 milionë sa raportohen aktualisht.