Volejbolli bashkon Shqipërinë dhe Kosovën

Publikuar më: 12/1/2022, ora 16:14
volejbolli 1280x720

Volejbolli bashkon Shqipërinë dhe Kosovën

Publikuar më: 12/1/2022, ora 16:14

Kosova dhe Shqipëria me një ligë të përbashkët edhe në volejboll. Pas përfundimit me sukses të Kupës Pavarësia nëntorin e kaluar, Kosova dhe Shqipëria janë bashkuar në një tjetër aktivitet.

Bëhet fjalë për kupën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, që është programuar në javën e fundit të shkurtit. Edicioni i parë do të organizohet me një format të reduktuar për shkak të kohës së limituar, ndërsa vitin  tjetër do të marrë trajtën e një kampionati të rregullt, me një numër të plotë pjesëmarrësish.  

Në bazë të formulës së miratuar nga dy federatat, do të marrin  pjesë skuadrat që e mbyllën në dy vendet e para të renditjes pas fazës së parë të sezonit, si për femra, ashtu edhe për meshkuj.

Tek vajzat, nga Shqipëria kemi Skënderbeun dhe Tiranën, ndërsa nga Kosova, skuadra e Dritës së Gjilanit dhe ajo e Ferizajt. Ndërkohë, tek meshkujt, nga Shqipëria do të marrin pjesë skuadra e Tiranës dhe ajo e Erzenit dhe nga Kosova kemi Ferizajn e Pejën.

Takimet do të zhvillohen në 10-ditëshin e fundit të shkurtit dhe në ditët e para të marsit.