Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

30 vjet pluralizëm, Gjoni: Kriza në PD ka shkuar në vena. Të rinjtë nuk e njohin historikun

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 21:35 | Politikë
30 vjet pluralizëm, Gjoni: Kriza në PD ka shkuar në vena. Të

“Kriza në Partinë Demokratike ka shkuar tek të gjithë mbështetësit dhe do të duhen vite që të ikë ky helm që PD ka hedhur te këta 20-25-vjeçarë”.  Kështu u shpreh në studion e Absolut 4, analistja Edlira Gjoni, sipas së cilës mbështetësit e të dyja palëve nuk e njohin historikun e ngjarjeve në PD.

“Kriza që ka sot në PD, jo në kupolë, por kriza që ka shkuar në vena, tek të gjithë mbështetësit nuk e di sa vite duhen që t’u ikë gjithë ky helm që PD e ka ngulitur te këta njerëz që kanë lindur në ‘97. Një 24-25 vjeçar të marrë matrapikun e të goditet nga gazi lotsjellës dhe se është mbështetës i njërës apo tjetrës palë pa e ditur historinë. Nuk e ka informacionin”.

Sipas gjonit situata në PD është shumë shqetësuese pasi nuk lejon që të shikohet qeverisja.  

“E pashë me shumë trishtim atë që ndodhi brenda PD. Një vend duket sa i shëndetshëm është kur ka opozitën e fortë. Më vjen mirë që është rikthyer në vëmendje PD, por për arsyet e gabuara. Nuk na lejon të shohim qeverinë. Kjo është shumë shqetësuese, se nuk shohim dot se çfarë po ndodh me qeverisjen. Nëse vazhdon kjo gjendje e PD nuk arrij dot të mendoj se çdo të thotë PD në zgjedhjet e ardhshme”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu