“8 janari, situatë e pangjashme në botën e qytetëruar”, Çuçi: Policia tregoi profesionalizëm

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 11:15
protesta ne seline e partise demokratike pd

“8 janari, situatë e pangjashme në botën e qytetëruar”, Çuçi: Policia tregoi profesionalizëm

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 11:15

Në 109-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se tashmë policia e ka krijuar një standard të lartë profesionalizmi dhe autonomie. Ai solli në vëmendje menaxhimin me sukses të protestës së fundit në Tiranë.

“Dëshmi e qartë e kësaj është dhe menaxhimi i ngjarjes së fundit, ku policia tregoi me profesionalizëm të lartë, pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik, dhe detyrimin për të parandaluar e shmangur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës. Dhe me krenari e them që policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizmi. Përgëzime!”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Më tej, ministri u shpreh se ky përvjetor është dhe një nderim për çdo punonjës policie që përmbushjen e kësaj detyre e ka paguar me jetë. “Përulem me respekt dhe mirënjohje ndaj sakrificës së 225 yjeve, 225 dëshmorëve të atdheut, që dhanë jetën në krye të detyrës, në shërbim të kombit. Nuk mund të mos rikujtoj as dhimbjen e familjarëve të tyre të cilët gjej rastin t’i sigurojë edhe një herë se nuk do të jenë kurrë vetëm”.