Akuzat e çuditshme të Hamasit: Kemi kapur delfinin spiun izraelit, i armatosur për sulm

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 12:25

Akuzat e çuditshme të Hamasit: Kemi kapur delfinin spiun izraelit, i armatosur për sulm

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 12:25

Hamasi ka deklaruar, ditët e fundit, se ka kapur një “delfin vrasës” izraelit të armatosu, i aftë për të vrarë luftëtarët e tij në brigjet e Gazës.

Një video e postuar në internet nga krahu ushtarak i organizatës palestineze, pretendonte se një nga njësitë e saj detare kishte zbuluar dhe kapur “operativin” armiqësor ujor.

Zëdhënësi Abu Hamza bën me dije se njësia detare u ndoq nga agjenti i supozuar i inteligjencës izraelite, i cili mbante një parzmore të pajisur me armë për të vrarë luftëtarët e Hamasit.

Izraeli ka një flotë me nëndetëse të klasit “Dolphin”, por videoja e Hamasit insiston se grupi i referohet gjitarit dhe jo varkave.

Luftëtarët e Hamasit treguan pamjet e një parzmore, që supozohet se ishte marrë nga “spiuni” i kapur, e ngjashme me pajisjet e përdorura në eksperimentet detare të SHBA-së, Rusisë dhe Ukrainës.

Izraeli nuk është përgjigjur ndaj akuzave.