Alarmi në Kupën e Afrikës, maskota me jelek antiplumb, Salah me roje të armatosura

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:50
kupa afrikes polici 1280x720

Alarmi në Kupën e Afrikës, maskota me jelek antiplumb, Salah me roje të armatosura

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:50

Lufta e përgjakshme civile ndërmjet trupave qeveritare dhe atyre rebele, që ka mbërthyer Kamerunin prej 4 vjetësh, ka ndikuar edhe te Kupa e Afrikës. Situata që ka shkaktuar mbi 3 000 viktima dhe largimin e 70 000 të tjerëve, ka nxitur alarmin për sulme terroriste në turneun më të rëndësishëm të kontinentit afrikan.

Për këtë arsye, organizatorët kanë marrë masa të forta sigurie. Futbollistët, kryesisht ata që janë emrat më të mëdhenj, shoqërohen në çdo moment nga roje të armatosura kur janë në hotel, në fushat stërvitore dhe në stadium. Kjo vlen për lojtarë si Salah, Mahrez, Sadio Mane dhe shumë të tjerë.

Ndërkohë, gjatë natës, rrugët patrullohen nga mjete të blinduara, për të garantuar që respektohet shtetrrethimi, një masë e vendosur për të mbrojtur sportistët dhe tifozët nga sulmet e mundshme. Sikur kjo të mos mjaftonte, edhe maskota zyrtare e Kupës së Afrikës, luani me emrin Mola, është i detyruar që të veshë jelek antiplumb gjatë ndeshjeve.

Sipas të përdtishmes britanike “Mirror”, të gjithë lojtarët “janë të shqetësuar nga kërcënimet e ardhura, por atyre u është garantuar që do të mbrohen me çdo kusht”. Për këtë arsye, kudo ku ndodhen skuadrat pjesëmarrëse, janë dislokuar edhe forcat speciale, të cilat qëndrojnë në gadishmëri për të ndërhyrë, nëse rreziku do të jetë real apo në rast sulmesh të armatosura.