Balluku në Greqi: Linjë hekurudhore dhe shkëmbime në fushën energjetike

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:54

Balluku në Greqi: Linjë hekurudhore dhe shkëmbime në fushën energjetike

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:54

Korridori Blu, linja hekurudhore që do te kalojë nga Pogradeci deri në daljen e Jeropigjisë në Greqi dhe shkëmbimet në fushën e energjisë elektrike do të jenë pjesë e agjendës konkrete të punës mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo ëhstë konfirmuar gjatë vizitës së ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda balluku gjatë vizitës në Athinë. Gjatë takimeve me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Kostas Karamanlis, Balluku theksoi se do të nënshkruhet edhe memorandumi i bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas saj këto projekte ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të të dyja vendeve, teksa ka shprehur angazhimin për t’i çuar përpara këto iniciativa

“Në ditët në vijim ne do të firmosim një memorandum bashkëpunimi dhe mirëkuptimit përsa i përket një projekti të përbashkët, projekt i cili lidh dy shtetet tona përmes hekurudhës. Hekurudhës që duhet të ndërtohet nga Pogradeci deri në daljen e Jeropigjisë përsa i përket tokës greke duke e lidhur atë me qytetin e Kastorias. Folëm gjithashtu për projektin e madh ndërevropian të Korridorit Blu, të cilin qeveria se ka nisur në Mars të vitit 2020, por për shkak të pandemisë u shty në kohë dhe tani është koha e duhur për ne që ta nisim këtë projekt dhe një herë nga e para, por është dhe momenti kur shteti grek po nis pjesën e cila do të lidhë autostradën joniane, atë në pikën e daljes në Janinë me pikën kufitare të Kakavijës”.

Sa i përket pjesës energjetike, ministrja shtoi se Shqipëria dhe Greqia janë të lidhura ngushtësisht përmes një linje moderne të interkonjeksionit.

“Shqipëria dhe Greqia janë të lidhur ngushtësisht përmes një linje moderne të interkonjeksionit, e cila mund të përdoret për të depozituar energji në të dyja vendet tona, ose për të krijuar kontrata shitje afatgjata të cilat do të kenë një çmim shumë më të mirë nga ai i tregut. Gjithashtu, diskutuam për asistencën teknike që ne mund të marrim nga Ministria e Energjisë dhe Ambientit greke për sa i përket çështjes së krijimit të baterive, të magazinimit të energjisë, që është një nga çështjet më të rëndësishme dhe iniciativat më përparimtare që Bashkimi Evropian po shtyn përpara në këto momente”.