Berisha akuza të ashpra ndaj Bashës: I gatshëm të shuante selinë për ngritjen e kullave

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 17:35
13 JANAR BERISHA JASHTE P3 frame 42840 1280x720

Berisha akuza të ashpra ndaj Bashës: I gatshëm të shuante selinë për ngritjen e kullave

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 17:35

I ashpër ka qenë reagimi i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, pas daljes nga Prokuroria, ku foli përpara prokurorëve për trazirat e regjistruara në protestën përpara selisë së PD-së, më 8 janar.

Pasi e akuzoi Bashën se është i lidhur me narko-shtetin dhe me grupe kriminelësh e fondamentalistësh, Berisha u shpreh se ai është i gatshëm për interesin personal të shembë selinë e PD-së për ndërtimin e kullave.

“Me urdhër të kreut të Meduzës erdha në respekt të parimeve me të cilat jam i mbrojtur. Në deklaratë theksova se për çdo shqiptar, mik dhe partner të vendit, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, fondamentalistësh. Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë flagrante të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin. Ju, duke iu falënderuar për të gjithë punën që bëni, duhet t’iu them se nuk duhet të injoroni një moment.

Momenti që është më flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD-së është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti, mos harroni se ky është personi që për pazare personale dhe pasurimin personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën e PD-së për shkak të kullave. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen, shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston dhe ia dorëzoi të blinduar. Pa diskutim që kjo ishte një pjesë e deklaratës time. PD-ja do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh dhe po mbledhim. Emrat konkretë i keni në Facebook-un tim”, tha Berisha.