Brenda tuneleve që u shpëtuan jetën mijëra anglezëve në Londër

Publikuar më: 13/1/2022, ora 13:18

Brenda tuneleve që u shpëtuan jetën mijëra anglezëve në Londër

Publikuar më: 13/1/2022, ora 13:18

Tunelet e errëta, të mbushura me pluhur, të një strehe të braktisur nëntokësore në Londër, janë fotografuar së fundmi gati 80 vjet pasi u përdorën nga britanikët gjatë sulmeve intensive ajrore.

Fotot janë shkrepur në Haverstock Hill ku me mijëra persona do të qëndronin për të pritur sirenat njoftuese për qetësimin e situatës pas sulmeve ajrore në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Të tjera fotografi janë shkrepur në tunelet ku rreth 8 mijë londinezë kaluan orë të tëra duke pritur që bombardimet të përfundonin. Janë gati 8 strehime nëntokësore të ndërtuara nën metrotë e Londrës, të cilat u shërbyen qytetarëve t’u shpëtonin bombardimeve të pandërprera në verën e vitit 1944 nga Gjermania.

Fotografi i njohur si “Abandoned UK” tha se çdo tunel ishte i mbushur me krevate marinari, shërbime shëndetësore dhe 8 mensa që shërbenin ushqim për mijëra njerëz që strehoheshin gjatë çdo sulmi.