Erdogan: Turqia ka shpëtuar BE nga kriza migratore. Brukseli të na mbështesë

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:46
SINK ERDOGAN AEROPORTI frame 223 1024x576

Erdogan: Turqia ka shpëtuar BE nga kriza migratore. Brukseli të na mbështesë

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:46

Pa veprimin e Turqisë, Europa dhe Siria sot do të përjetonin një situatë krejtësisht të ndryshme dhe kriza e migracionit do të ishte shumë më e thellë dhe do të kishte më shumë terrorizëm dhe destabilitet”.

Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një takimi me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Ankara.

“Me gjithë përpjekjet e saj për të trajtuar krizën e migracionit, Turqia nuk ka arritur të marrë mbështetjen e duhur nga BE-ja”, tha presidenti turk duke kërkuar përditësimin e marrëveshjes së vitit 2016, për të cilën Brukseli cakton fonde për Ankaranë për të mbështetur menaxhimin e refugjatëve në territorin turk.

Sipas të dhënave zyrtare, janë të paktën 3 milionë e 700 mijë sirianë që tentojnë të arrijnë në BE ilegalisht nga Turqia.

“Ne presim që Evropa të ndajë barrën e kësaj situate me ne në mënyrë të barabartë”, tha Erdogan, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga Brukseli në planet për të kthyer në atdheun e tyre refugjatët sirianë që ndodhen Turqi. Presidenti turk kërkoi gjithashtu një zë më të fortë nga BE-ja kundër emigrantëve që përpiqen të arrijnë në ishujt grekë pranë bregdetit turk nga Athina, të cilët shpesh denoncohen nga autoritetet e Ankarasë