Gjatë 2021 u mbyllën mbi 160 subjekte të vogla në Gjirokastër

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:16

Gjatë 2021 u mbyllën mbi 160 subjekte të vogla në Gjirokastër

Publikuar më: 13/1/2022, ora 16:16

Tkurret numri i bizneseve të vogla në qytetin e Gjirokastrës. Edhe pse janë shënuar disa dhjetëra biznese të hapura numri i atyre të pezulluara dhe mbyllura është më i lartë.

Ulja e fuqisë blerëse, që i dedikohet kryesisht krizës për shkak të pandemisë së tejzgjatur shikohet si shkaktari kryesor i dobësimit dhe falimentimit të biznesit të vogël. Por nga ana tjetër, mungesa e studimeve të mirëfillta dhe e orientimit, ka bërë që edhe bizneset e reja që janë hapur të fokusohen kryesisht në sektorin e ofrimit të shërbimeve, siç janë edhe bizneset që janë mbyllur.

Ndërsa ka shumë pak biznese që janë orientuar drejt prodhimit apo fasonerisë.

Në Gjirokastër, gjatë viteve të fundit sektori që ka shënuar më shumë interes është ai i hotelerisë apo çelja e bujtinave, të cilat janë të varura drejtpërdrejt me fluksin e turistëve që vizitojnë qytetin historik të mbrojtur nga UNESCO.