Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Goditi zyrtarin e Interit, Bonucci shpëton vetëm me 10 mijë euro gjobë

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 16:04 | Futboll
Goditi zyrtarin e Interit, Bonucci shpëton vetëm me 10 mijë euro

Humbja e hidhur në finalen e Superkupës së Italisë, u shoqërua me gjestin e dënueshëm të Leonardo Bonucci.

Mbrojtësi i Juventusit po bëhej gati të hynte në fushë, në momentin kur dukej se fituesi do të vendosej nga ekzekutimi i penalltive. Por, goli i Alexis Sanchez i dhuroi triumfin Interit, teksa Bonucci u zemërua me sekretarin e zikaltërve, Cristiano Mocillo, i cili po i festonte afër.

Shtyrjet, kërcënimet e madje edhe goditjet gjithsesi u dënuan me vetëm 10 mijë euro gjobë nga Komisioni i Disiplinës në Itali.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi i Juventusit i shpëtoi pezullimit të gjatë për gjestin e dënueshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë