Grabitet shkolla në Gjirokastër, pezullohet mësimi

Publikuar më: 13/1/2022, ora 10:36
Grabitet shkolla ne Gjirokaster pezullohet mesimi 1280x720

Grabitet shkolla në Gjirokastër, pezullohet mësimi

Publikuar më: 13/1/2022, ora 10:36

Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Gjirokastër, ka rënë pre e grabitjes. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku po merret me grumbullimin e provave të lëna nga keqbërësit.

Kjo shkollë, e pozicionuar në pjesën e sipërme të qytetit, rezulton e papajisur me kamera vëzhgimi dhe për pasojë policisë do t’i duhet shumë punë për të identifikuar autorët.

Shpeshherë, ky objekt ka rënë pre e grabitjeve gjatë kohëve të fundit. Nuk dihet se çfarë është grabitur ndërkohë që keqbërësit kanë hyrë nga porta kryesore e shkollës, duke e dëmtuar atë. Për pasojë, procesi mësimor sot është pezulluar. Pas inspektimit fillestar janë konstatuar dëmtime të orendive mësimore në klasa, ndërkohë që tentativa e grabitësve për të depërtuar në zyrën e drejtorisë ka rezultuar e dështuar.