Interi rrëmben Superkupën e Italisë, Juventus bie në minutën e 120

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 10:08
INTER TRIUMFON ME JUVENTUS frame 711 1280x720

Interi rrëmben Superkupën e Italisë, Juventus bie në minutën e 120

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 10:08

Superkupa e Italisë u mbyll mes spektaklit dhe emocioneve deri në sekondën e fundit. Inter ia doli të rrëmbejë trofeun e parë të vitit pasi mposhti 2-1 Juventusin në San Siro.

90 minuta përfunduan barazim me dy ekipet që provuan deri në fund për fitore. Zonja e Vjetër kaloi e para në avantazh me McKenny, ndërsa Lautaro Martinez prishi festën e bardhezinjve. 

Në kohën shtesë një gol i Sanchez në minutën e 120-të i dhuroi trofeun e gjashtë Interit në Superkupën e Italisë.