Ishte në takim në shtëpinë e të panjohurit, 30-vjeçarja bllokohet aty nga karantinimi i papritur

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 18:03
WhatsApp Image 2022 01 13 at 17.19.44

Ishte në takim në shtëpinë e të panjohurit, 30-vjeçarja bllokohet aty nga karantinimi i papritur

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 18:03

Duhej të ishte një takim i shpejtë sa për t’u njohur, por një grua kineze mbeti e bllokuar në shtëpinë e të panjohurit pasi qyteti ku ajo jetonte, Zhengzhou, u fut në karantinim të plotë.

30-vjeçarja shkoi në shtëpinë e personit që kishte lënë takim në 6 janar, pasi, sipas saj, ai kishte dashur t’i tregonte se sa mirë gatuante.

Kur donte të kthehej në shtëpi pas darkës, ajo zbuloi se lagjja kishte hyrë në karantinim të plotë.

Në Kinë, zona të tëra karantinohen menjëherë pasi autoritetet shëndetësore zbulojnë raste me Covid-19 mes banorëve. Këto karantinime të menjëherëshme shoqërohen me testime masive dhe izolime të gjata, në mënyrë që të mos ketë përhapje të koronavirusit.

Kështu, 30-vjeçarja ngeci në shtëpinë e personit që e kishte takuar për herë të parë. Në rrjetet sociale, ajo postonte video duke treguar burrin që gatuante dhe pastronte dyshemenë, që u bënë virale menjëherë në rrjetin social kinez Weibo.

Për “The Paper”, gruaja tregon aspekte të jetës në shtëpinë e të panjohurit, ku gjendet ende sot: “Është i mirë, gatuan, pastron shtëpinë dhe punon në laptop. Edhe pse nuk gatuan shumë mirë, i pëlqen të kalojë kohë në kuzhinë dhe mendoj se kjo është fantastike. Është njeri i ndershëm dhe nuk flet shumë. Kur videoja ime e parë u bë virale, nisën ta telefononin shumë miq dhe prandaj e fshiva atë video”.