Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 14:53 | Kronikë
Kapet me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 55-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 55-vjeçar, të cilit i është gjetur një sasi prej 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë në automjetin me të cilin po lëvizte.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi B. T., 55 vjeç, banues në Bërxullë. Në rrugën "Jordan Misja", shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin B. T., 55 vjeç, të cilit gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 kg e 34 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.  

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë