Kazakistani drejt qetësisë, nis tërheqja e trupave ruse

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 10:10
kazakistan 3 1280x720 1 1280x720

Kazakistani drejt qetësisë, nis tërheqja e trupave ruse

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 10:10

Trupat e udhëhequra nga Rusia, të dislokuara në Kazakistan për të ndihmuar qeverinë në rivendosjen e rendit, pas trazirave të dhunshme javën e kaluar, kanë filluar operacionet e tërheqjes. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Njësitë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) kanë përmbushur detyrat e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Trupat ruse u dislokuan në Kazakistan pas protestave të dhunshme, ku mbi 150 persona humbën jetën, ndërsa qindra të tjerë u plagosën.

Protestat në Kazakistan nisën pas rritjes së çmimit të karburanteve dhe kulmuan me dorëheqjen e qeverisë.

Presidenti Tokayev, së bashku me homologun rus, akuzuan forca të huaja terroriste për mbështjetjen dhe financimin e këtyre ngjarjeve të dhunshme.