Kur instinkti i nënës është më i madh se i grabitqarit, luanesha shoqëron bizonin e vogël te tufa

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 11:20

Kur instinkti i nënës është më i madh se i grabitqarit, luanesha shoqëron bizonin e vogël te tufa

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 11:20

Pamje befasuese vijnë nga një park në Tanzani ku shfaqet një luaneshë që shoqëron një bizon të vogël për te kopeja e tij. Një veprim ky që një ekspert i kafshëve të egra e përshkroi si një akt dashurie.

Faqja zyrtare e Parqeve Kombëtare të Tanzanisë në Twitter e postoi videon të hënën, ku shihet luanesha, duke ecur krah për krah me bizonin sa gjysma e madhësisë së saj, deri sa bashkohet me nënën e tij.

Sipas Pascal Shelutete, zëdhënësit të Autoritetit të Parqeve Kombëtare të Tanzanisë kjo ngjarje tregoi se instinktet e nënës së luaneshës ishin më të forta se instinktet e saj natyrore grabitqare.