Lufta e ashpër mes karteleve të drogës, dronët hedhin bomba mbi rivalët mes pyjeve

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 12:29
sulmet me drone ne meksike 1280x720

Lufta e ashpër mes karteleve të drogës, dronët hedhin bomba mbi rivalët mes pyjeve

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 12:29

Një video që është publikuar, së fundmi, në internet tregon për luftën e ashpër mes karteleve të drogës në Meksikë, të cilët aktualisht po përdorin edhe dronët për të shkatërruar kartelet rivale të drogës.

Sipas “Daily Mail”, video e fundit është kapur mes pyjeve të Tepalcatepec, ku droni lëshon eksploziv ndaj një laboratori të dyshuar droge. Pas bombës së parë, disa persona largohen me vrap nga baraka, ndërsa më pas lëshohen edhe disa bomba të tjera për të shkatërruar totalisht laboratorin e rivalëve. Sulmet dyshohen të jenë kryer nga karteli Nueva Generación (CJNG).

Kjo është ngjarja e fundit e një serie sulmesh brutale në Michoacan, ku dhuna është përshkallëzuar ndjeshëm.

Këto pamje vijnë vetëm pak kohë pasi u raportua se gjysma e banorëve të qytetit Chinicuila u larguan ilegalisht në drejtim të Amerikës, mbi të gjitha për t’i shpëtuar dhunës së skajshme nga kartelet e drogës. Në këtë qytet, në muajin dhjetor u sulmua edhe policia me bomba të lëshuar nga dronët.