Mungon tregu dhe orientimi, mollët e Devollit kalben dhe hidhen në përrenj

Publikuar më: 13/1/2022, ora 12:46

Mungon tregu dhe orientimi, mollët e Devollit kalben dhe hidhen në përrenj

Publikuar më: 13/1/2022, ora 12:46

Tonelata mollë në fshatrat e bashkisë së Devollit kanë mbetur pa u shitur. Dhe jo vetëm kaq, por pjesa dërrmuese e prodhimit po kalbet në magazina dhe po hidhet në ambiente të ndryshme dhe përrenjtë e këtyre fshatrave.

Mungesa e tregut dhe orientimi i fermerëve që e kanë kulturën kryesore që e kultivojnë në këto zona, ka bërë, që ky frut të mos përkthehet në të ardhura financiare për ta. Fermerët shprehen se çmimi i mollës është qesharak dhe ka zbritur deri në 4 lekë për kilogramë.

Sipas tyre, zgjidhja do të ishte që shteti të rimëkëmbë industrinë e përpunimit të frutave dhe të mos dëmtojë me dashje prodhimin vendas duke favorizuar mollët e importit.

Kjo nuk është situatë e paditur nga institucionet që sipas fermerëve në 30 vite nuk po bëjnë asgjë për ta dhe sot ata punojnë pa mundur dot të sigurojnë as ushqimin për familjet, pasi bujqësia nuk është duke ofruar më shumë se kaq.