“Në shtëpi nuk hyhet në këtë lloj forme”, Elert Yzeiri komenton protestën në selinë e PD

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 22:31

“Në shtëpi nuk hyhet në këtë lloj forme”, Elert Yzeiri komenton protestën në selinë e PD

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 22:31

Elert Yzeiri, kryeredaktor A2 CNN, i ftuar në studion e “Absolut 4” me Blendi Salajn, në A2 CNN, komentoi protestën e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike, të thirrur nga Sali Berisha.

“8 janari më ktheu mbrapsht 30 vjet. Kam qenë 14 vjeç kur kam parë për herë të parë dhunë dhe thyerje objektesh. Në qytetin tim të lindjes u thye libraria dhe teatri Skampa. Pas 30 vitesh, shohim të njëjtat fytyra, më të thinjur dhe më të plakur, që na sjellin të njëjtën formë goditëse. Po kërkojnë të shfajësohen, të dyja palët. Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka thënë që “situata na doli nga kontrolli”. Situata kishte kohë që të mendohej, të studiohej dhe të përgatitej”, tha Yzeiri.

“Nuk mundet të shkosh me çekanë dhe shkallë kur nuk ke fabul për të ndërtuar atje. Le të dalë dikush nga organizatorët e asaj proteste dhe të na thotë se cila ishte fabula. Asnjëri nuk e thotë dhe kjo tregon se sa e varfër në tërësi është politikbërja në vendin tonë. Në shtëpi trokitet dhe hyhet. Nuk hyhet në këtë lloj forme”, shtoi kryeredaktori i A2 CNN.