Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Nga Amerika për në Shqipëri me armë me vete, arrestohet në Rinas

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 16:46 | Kronikë
Nga Amerika për në Shqipëri me armë me vete, arrestohet

Një 51-vjeçar është arrestuar në Rinas pasi iu gjet një armë pistoletë dhe disa fishekë, teksa po futej në vendin tonë.

Sipas Policisë Kufitare të Rinasit, pasi kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm valixhen e shtetasit R. H., i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri, efektivët gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë. 

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit" dhe "Armëmbatja pa leje".

A2 CNN Livestream

Dita jonë