“Nuk e parashikoja një përplasje të tillë fizike”

Publikuar më: 13/1/2022, ora 21:21

“Nuk e parashikoja një përplasje të tillë fizike”

Publikuar më: 13/1/2022, ora 21:21

Medlir Mema, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, në një lidhje direkte me studion e “Absolut 4” me Blendi Salajn, në A2 CNN, komentoi përplasjet në selinë e Partisë Demokratike.

Sipas tij, ishte e paparashikueshme një përplasje e tillë fizike si ajo që u pa ditën e shtunë.

“Unë nuk e parashikoja deri në një përplasje të tillë fizike. Edhe vetë zoti Berisha nuk ishte i përgatitur për atë që do të ndodhte. Ishte interesante se si aktorët politikë nuk ishin të përgatitur. Kaluan nga faza e parë në të pestën menjëherë, pa kaluar shkallët e dytë, të tretë apo të katërt. Zoti Berisha e ka thënë edhe vetë që do të jetë më i përgatitur herët e tjera”, tha Mema.

Sipas tij, “dhuna nuk duhet të jetë mjet zgjidhjeje në një demokraci parlamentare”.

“Është interesante që revolucioni po përdoret nga Partia Demokratike, një term që nuk duhet të jetë pjesë e gjuhës së saj të përditshme. Kur nuk ke klasë të mesme, nuk ka demokraci. Shikoni se cilët janë larguar nga Shqipëria. Vendi ynë sot është më i varfër, më pak i arsimuar dhe më pak i ri. Ajo klasë më e përfaqësuar në mërgatë, është klasa e mesme. Kjo reflektohet në politikën shqiptare dhe në politikat e shtetit shqiptar”, deklaroi Mema.