Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD, më 15 janar

Publikuar më: 13/1/2022, ora 15:17

Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin Kombëtar të PD, më 15 janar

Publikuar më: 13/1/2022, ora 15:17

Pas mbledhjes së kryesisë ku përjashtoi përfundimisht Sali Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 15 janar në orën 4 të pasdites. Fokusi kryesori këtij takimi do të jetë mbi informimin e vendimeve që u morën nga kryesia e PD-së, si dhe diskutimet mbi situatën e krijuar në protestën e 8 janarit. 

Këshilli Kombëtar i demokratëve pritet që të miratojë një rregullore të brendshme për mënyrën se si do të funksionojë ky forum. 

Me anë të një mesazhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se në këtë mbledhjen, e cila do të zhvillohet në katin e dytë të selisë do të informohen edhe mbi planin e organizimit të partisë dhe ndarjen e detyrave të demokratëve që janë pjesë e Këshillit Kombëtar.