Policët pushohen nga puna, refuzuan të shkonin në një grabitje sepse po ndiqnin Pokemonët

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 10:14
Untitled collage 45 1280x720

Policët pushohen nga puna, refuzuan të shkonin në një grabitje sepse po ndiqnin Pokemonët

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 10:14

Një ngjarje e pazakontë vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në qendër të saj janë dy efektivë policie.

Gjykata e Apelit në Kaliforni konfirmoi pushimin nga puna të dy efektivëve, pasi kishin refuzuar të bënin detyrën e tyre për një arsye tepër të çuditshme.

Të fiksuar pas lojës “Pokémon GO”, efektivët i “bënë bisht” punës pasi ishin në ndjekje të një Pokemoni.

Apeli zbuloi se çifti i policëve kishte injoruar thirrjen për një grabitje, sepse ata ishin shumë të zënë me kapjen e një Snorlax, një krijesë mitike nga loja e realitetit të shtuar të Niantic.

Vendimi thotë se dy oficerët e policisë së LA dyshohet se kanë luajtur Pokémon GO për gati njëzet minuta, pasi kanë injoruar kërkesën.