Protesta e 8 janarit, Berisha mbërrin në prokurori për të dhënë dëshminë

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 11:24

Protesta e 8 janarit, Berisha mbërrin në prokurori për të dhënë dëshminë

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 11:24

Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës, i thërritur për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Bashkë me Berishën është thirrur edhe Flamur Noka për t’u pyetur për rolin e tyre në organizimin e protestës para selisë së PD-së, e cila përfundoi në akte dhune dhe u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës.

Një ditë më pas, prokuroria ka thirrur me të njëjtën arsye Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin, për të dhënë edhe ata versionin e tyre të historisë, duke qenë se dhunë u ushtrua dhe nga persona brenda goditën.