Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Dimitrov kundër Osmanit: Nuk zgjidh ngërçin me Bullgarinë

Publikuar më: 13/1/2022, ora 14:52
7 Korrik 2021 Xhevahir QordakuBujar OsmaniIntervista 7kor2021 frame 639 1024x576

Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, Dimitrov kundër Osmanit: Nuk zgjidh ngërçin me Bullgarinë

Publikuar më: 13/1/2022, ora 14:52

Përpara votëbesimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, janë shfaqur probleme brenda LSDM dhe koalicionit. Ato po shkaktohen nga Nikolla Dimitrov, i cili kundërshton riemërimin e Bujar Osmanit si ministër i Jashtëm. Deputeti i LSDM thotë se nuk ka besim te kolegu i tij nga BDI se mund të gjejë zgjidhje për veton e Bullgarisë.

“Kam një ndjesi se ka një shtytje për sukses me çdo kusht dhe mendoj se kjo nuk është diçka e mire”, tha Dimitrov, i cili nuk arriti të mbajë postin e tij si zëvendëskryeministër i parë për çështjet europiane. Gjithashtu, pretendon se qëndrimet e tij për negociatat me Bullgarinë janë bërë arsye e përjashtimit nga kabineti i ri qeveritar i Dimitar Kovaçevskit.

Qeveria doli me një reagim zyrtar duke akuzuar Dimitrov se po spekulon me deklaratat e tij dhe duke saktësuar se Maqedonia e Veriut ka një qëndrim të vetëm për bisedimet me Sofjen. Për deklaratat e Dimitrov reagoi edhe ministri Osmani, i cili konfirmoi se bindjet e tij përputhen plotësisht me interesat shtetërore të Maqedonisë së Veriut.