Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e jetesës

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 15:39 | Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e

Shtrenjtimi i çmimeve ka rënduar buxhetet e familjeve, që duhet të shpenzojnë më shumë për të mbajtur të njëjtin nivel jetese. Sipas anketave të INSTAT, një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 83 mijë lekë në muaj, ku pjesa dërrmuese rreth 34 mijë lekë shkon për ushqime.

Rritja e çmimeve të konsumit në një ekonomi balancohet me rritjen e të ardhurave. Nëse tek të punësuarit këto të ardhura janë rritur gjatë vitit 2021, kryesisht prej rritjes së pagës minimale, për shumë kategori si pensionistët, studentët, familjet me ndihmë ekonomike dhe individë të tjerë pa të ardhura, kjo faturë nuk mund të përballohet pa shtrënguar shpenzimet.

Në bazë të të dhënave të INSTAT, një rritje e inflacionit me 3.7% nënkupton se jetesa është shtrenjtuar me mesatarisht 3 mijë lekë, nga ku vetëm ushqimet kërkojnë 2200 lekë më shumë. Kjo llogaritje ndryshon në varësi të kushteve të familjes, apo natyrës së shpenzimeve. Për shembull, për familjet më të varfra kostoja e të ushqyerit është rritur drastikisht, ndërsa për përdoruesit e automjeteve, fatura mujore e karburantit është rritur me gati 13.6%.

https://a2news.com/2022/01/13/rritja-e-cmimeve-duhen-masa-per-uljen-e-kostove-te-biznesi/
https://a2news.com/2022/01/13/gjate-2021-u-mbyllen-mbi-160-subjekte-te-vogla-ne-gjirokaster/

A2 CNN Livestream

Dita jonë