Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritja e infektimeve, Brataj shpjegon pse nuk u ndryshuan masat

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 20:08 | Aktualitet
Rritja e infektimeve, Brataj shpjegon pse nuk u ndryshuan masat

I ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, shpjegoi pse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat shtrënguese, pavarësisht rritjes së infektimeve me Covid-19 në vendin tonë.

“Masat merren gjithmonë në kuadrin e indikatorëve të epidemiologjisë. Duhet pasur parasysh që gjatë një pandemie, ndryshon edhe roli i indikatorëve. Në këtë periudhë nuk ke pse merr masa shtrënguese, pavarësisht shtimit të rasteve, kur numri i të shtruarve në spital është më pak se 200. Është një proces dinamik, që vlerësohet çdo ditë. Ne po mblidhemi pothuajse çdo javë dhe i përshtasim masat”, u shpreh Brataj.

Kur u pyet se çfarë vlere ka mbyllja në orën 23:00, Brataj tha: “Nata ka lokale të dedikuara për dëfrim, të mbipopulluara, ku rrihet shumë afër dhe bërtet për shkak të muzikës. Është edhe koha më e shumtë e qëndrimit në ambiente të ngjeshura dhe të paajrosura. 50% e të shtruarve në spital në vendin tonë, janë nën moshën 50 vjeç”.

Sipas tij, njerëzit duhet të ndërgjegjësohen për t’u vaksinuar: “Unë shpresoj më shumë të ndërgjegjësimi i qytetarëve, të cilët po e shikojnë punën e mjekëve dhe spitaleve. Sa më shumë të mbrohemi, aq më mirë. Për ne, është disfatë që të humbim jetën për një vaksinë”.

Në lidhje me raportimin e “The Economist” për numrin real të viktimave në Shqipëri nga pandemia, që sipas tij është 12 000, Brataj theksoi: “Numri i viktimave, si në shumë shtete që kanë forma të ndryshme të regjistrimit të shkakut të vdekjes, duket në fund të vitit. E rëndësishme është që sistemi shëndetësor t’i përgjigjet patologjisë globale me burimet që ka në dispozicion”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli