Shano: Basha dhe grupi i tij, deri në 9 shtator ishin “belly dancers” të Berishës

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 10:16

Shano: Basha dhe grupi i tij, deri në 9 shtator ishin “belly dancers” të Berishës

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 10:16

Edhe për analistin Dritan Shano, shqetësues është fakti që vendi sot nuk ka opozitë. Në studion e Absolut 4 ai tha se dhuna burokratike mbi mendimin ndryshe në PD ka nisur që pas 25 prillit, për të degjeneruar më 8 janar në dhunë fizike. Sipas tij askush nuk mund ta mbajë partinë me dhunë dhe askush nuk mund ta marrë me dhunë.

“Mua më shqetëson që vendi sot nuk ka opozitë dhe kjo nuk ka ndodhur të shtunën dhe as në 9 shtator, vendi hyri pa opozitë në zgjedhje në 2021. Ngjizja e dhunës në PD nuk është e kësaj të shtune. Atje janë krijuar dy palë në 9 shtator që duan vulën, që njëra e quan dinjitet dhe tjetra vule po kjo nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët në shtëpi. Askush nuk mund ta marrë me dhunë dhe askush nuk mund ta mbajë me dhunë. Dhuna nuk është vetëm fizike, por ka dhunë burokratike mbi mendimin ndryshe në PD, ndaj anëtarëve, që filloi pas datës 25 me procese blici, pseudo garë blic, mbledhje kryesi blic. Të gjitha këto janë akte dhune”.

Për Shanon as Berisha dhe as Basha nuk janë zgjidhje për shqiptarët, por ajo që i duhet vendit është mendimi ndryshe nga këta të dy. Ai thotë se korniza demokratike në Shqipëri është e kërcënuar.

“Sot ne jemi vend i nëmur se as berishizmi as bashirizmi nuk janë zgjidhje për shqiptarët. Çdo gjë ndryshe këtyre është ajo që i duhet këtij vendi si opozitë. Korniza demokratike është e kërcënuar dhe kur kërcënohet marrëveshja e bashkëjetesës nuk ka më të drejta ekonomike, prone e sociale. Ajo që ndodhi të shtunën  ishte një avull nga tenxherja që vlonte prej kohësh. Basha dhe grupi i tij, deri në 9 shtator ishin “belly dancers” të Berishës. Ne kemi artikulime të qarta sesi nuk duhet të jetë PD”.