Tjetër vlerësim për Brojën, shpallet “Mbreti i ndeshjes”, Chelsea e konfirmon për të ardhmen

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:19
broja

Tjetër vlerësim për Brojën, shpallet “Mbreti i ndeshjes”, Chelsea e konfirmon për të ardhmen

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:19

Armando Broja po kalon një sezon fantastik në Premier League. Vlerësimeve të shumta për talentin kuqezi i është shtuar dhe ai i “Mbretit të ndeshjes”.

Futbollisti shqiptar realizoi golin e pestë në kampionatin anglez në duelin e fundit përballë Brentford duke u kthyer në futbollistin më të ri që ka regjistruar këto statistika.

Për këtë arsye, vlerësimet nuk munguan as nga ekspertët anglezë, të cilët e cilësuan 20-vjeçarin si më të mirin e triumfit të Sauthempton-it me Brentford.

Ndërkohë, te Chelsea e vlerësojnë Brojën si pjesë të rëndësishme të projektit të së ardhmes.