Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tomini: Jemi në pikën më të lartë të pandemisë në 2 vite, në vend qarkullojnë 3 variante

Nga A2 CNN
13 Janar 2022, 10:43 | Aktualitet
Tomini: Jemi në pikën më të lartë të

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, u shpreh në mbledhjen e kësaj të enjteje të Komitetit Teknik të Ekspertëve se gjatë kësaj periudhe në vend, janë duke qarkulluar 3 variante viruesesh, varianti Omicron i koronavirusit, varianti Delta dhe gripi sezonal.

Duke u bazuar në rastet e reja, Tomini theksoi se jemi në pikun më të lartë të pandemisë që ka nisur prej gati dy vitesh.

“Incidenca javore është tepër e rritur. Kjo rritje i atribuohet qarkullimit të dy varianteve, Delta dhe Omicron, por njëkohësisht i atribuohet edhe grumbullimeve për festat e fundvitit. Duhet të themi se aktualisht qarkullon edhe virusi i gripit. Të tria variantet po bëjnë një qarkullim në nivele të larta.

Kjo nuk është reflektuar në shtrimet në spital, ku kemi një qëndrueshmëri shtrimesh.

Kjo incidencë e lartë gjatë kësaj periudhe ka reflektuar edhe pikun më të lartë të gati dy viteve në Shqipëri”, tha Tomini.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani