Vaksinë me detyrim në Gjermani. Rekord infektimesh në Francë, mësuesit në protestë

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:34

Vaksinë me detyrim në Gjermani. Rekord infektimesh në Francë, mësuesit në protestë

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:34

Vaksinat me detyrim mund të bëhen shpejt realitet në gjermani. kancelari i ri Olaf Sholc tha para ligjvënësve në Bundestag, se një projektligj qe synon ta bëjë të detyrueshme vaksinën për të gjithë të rriturit do të votohet në parlament në muajin mars.

 “Aktualisht kemi rreth 80 mijë infektime ditore dhe presim që shifrat të rriten edhe më shumë. Kjo është një arsye që na shtyn të vazhdojmë në këtë rrugë, pra të kërkojmë vaksinim të detyrueshëm në Gjermani”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Ligjvënësit në Francë po debatojnë mbi një ligj që kufizon më shumë liritë e të pavaksinuarve, duke mos i lejuar të hyjnë në ambientet publike.

Numri i infektimeve në këtë vend po thyen rekord në udhëtime nga Britania e Madhe, duke hequr masën e karantinimit për të ardhurit nga ky vend. pas rekordi me mbi 330 mijë raste të shënuara në 24 orët e fundit. Po rritet gjithashtu trysnia në spitale me gati 24 mijë të shtruar në të gjithë vendin. megjithatë autoritetet vendosën të lehtësonin kufizimet

“Varianti Omicron është dominues në të dyja vendet, kështu që nuk është e nevojshme të mbajmë në fuqi kufizimet”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal.

Shumë shkolla në Francë u mbyllën të enjten pasi mësuesit hynë grevë për të protestuar kundër protokolleve qeveritare për covid-19. Ata akuzojnë autoritetet se kanë dështuar të implementojnë politika të përshtatshme për të menaxhuar pandeminë dhe për të mbrojtur fëmijët dhe stafin kundër infektimeve.