Vala e Omicron, Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon masat

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 16:00

Vala e Omicron, Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon masat

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 16:00

Ndonëse në ditët e fundit ka pasur një rritje të madhe të rasteve të reja me koronavirus, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ndryshojë masat e vendosura kundër pandemisë.

Ekspertët e Komitetit e vlerësuan situatën pandemike në kontroll dhe theksuan se shifrat nuk duhen parë me frikë, por duhet shtuar respektimi i masave.

Kështu, do të vijojë puna e bareve dhe restoranteve deri në orën 23:00. Po ashtu, deri në këtë orë do të lejohet edhe qarkullimi i njerëzve.

Do të vijojë ndalimi i grumbullimit të më shumë se 50 personave, ndërsa aktivitetet sportive dhe kulturore do të operojnë me kapacitet 30%.

Hyrja e të huajve në Shqipëri bëhet vetëm me pasaportë vaksinimi dhe test negativ PCR.