Vala më e madhe e Covid-19, Alimehmeti: Sytë të jenë nga spitalet, e njëjta gjë bëhet edhe me gripin sezonal

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:20

Vala më e madhe e Covid-19, Alimehmeti: Sytë të jenë nga spitalet, e njëjta gjë bëhet edhe me gripin sezonal

Përditësuar më: 13/1/2022, ora 15:20

“Sytë duhet të jenë te spitalet, pavarësisht rasteve të reja. Shifrat spitalore janë të qëndrueshëm. Kjo tregon se është arritur një lloj ekuilibri dhe kjo është një gjë e mirë sepse është fati që Omicroni është më pak i rrezikshëm sesa Delta. Mjafton të kujtojmë situatën në vitit e kaluar, kishim pak raste dhe spitalet ishin plot. Prandaj, ato rastet e reja nuk duhen parë shumë”.

Kështu u shpreh në Ditarin e mesditës në A2 CNN epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa foli për situatën aktuale në Shqipëri nga pandemia. Epidemiologu theksoi se edhe me gripin sezonal bëhet e njëjta gjë duke e pasur të gjithë përqendrimin tek të shtruarit në spital.

“E njëjta gjë bëhet edhe me gripin. Rastet e reja nuk numërohen kurrë, bëhet vetëm një përllogaritje për të pasur idenë se si po lëviz, por shikojmë gjithmonë spitalet. Kjo është edhe epidemi testimesh. Mendimi im, pjesa më e madhe e personave të shtruar në spital janë të infektuar me variantin Delta”.