Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Akuzat për abuzim seksual, princi Andrew heq dorë nga detyrat e titujt mbretërorë

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 12:07 | Bota
Akuzat për abuzim seksual, princi Andrew heq dorë nga detyrat e titujt

Princi Andrew, djali i tretë i mbretëreshës Elizabeta hoqi dorë nga të gjitha detyrat zyrtare dhe gradat honorifike ushtarake që mbante në emër të familjes mbretërore britanike, duke humbur kështu mundësinë e përdorimit të titullit, “Madhëria e tij”.

Duka i Jorkut akuzohet për abuzim seksual nga Virginia Giuffre, e cila është gjithashtu viktime e mundshme e ish-financierit miliarder të ndarë nga jeta, Jeffrey Epstein.

Me aprovimin dhe dakordësinë e mbretëreshës, titujt ushtarakë dhe patronazhet mbretërore të Dukës së York u janë dorëzuar monarkes.

Vendimi ka ardhur pasi avokatët e tij dështuan që të bindin një gjykatës amerikan të hedhë poshtë padinë civile kundër Princit, në të cilën akuzohet për abuzime seksuale. Andrew përgënjeshtron pretendimet, e gjatë një interviste kontroverse për BBC në vitin 2019 tha se nuk kishte kryer kurrë raporte seksuale me gruan dhe se nuk mbante mend ta kishte takuar ndonjëherë.

Por një foto që e tregon në shoqërinë e saj, e që është shfaqur nga avokatët e Giufree, e ka ndërlikuar edhe më shumë pozicionin e pjesëtarit të familjes mbretërore.   

A2 CNN Livestream

Dita jonë