Beteja ligjore në Australi, i anulohet sërish viza, gati apeli nga Djokoviç

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 10:27
djokovic 1280x720

Beteja ligjore në Australi, i anulohet sërish viza, gati apeli nga Djokoviç

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 10:27

Australia i anulon sërish vizën Novak Djokoviç. Vendimi u mor nga ministri i Emigracionit, Alex Hawke, i cili përdori kompetencat e tij në çështjen e krijuar rreth numrit 1 të tenisit botëror.

Në këtë mënyrë, qeveria australiane i anulon për herë të dytë vizën sportistit, por këtë herë, sipas ministrit, vendimi është marrë “për arsye të shëndetit dhe rendit publik” dhe “në interes të popullsisë”.

“Ushtroj pushtetin tim rreth ligjit për emigracionin, për t’i anuluar vizën zotit Novak Djokoviç”, shkruhej në njoftimin e Ministrisë.

“Vendimi merret pas urdhrit të autoriteteve federale dhe të gjykatës, më 10 janar 2022, të cilat hodhën poshtë vendimin e mohimit të vizës, për arsye procedurale. Ky vendim jepet pasi u shqyrtuan me kujdes informacionet nga departamenti i punëve të brendshme, nga autoriteti kufitar dhe nga zoti Djokoviç. Qeveria është e angazhuar që të mbrojë kufijtë dhe popullatën nga pandemia Covid”.

Avokatët e tenistit po përgatiten që ta apelojnë vendimin, ashtu si ndodhi edhe me anulimin e mëparshëm të vizës nga autoritetet kufitare në aeroport. Nëse Djokoviç do të heqë dorë nga burokracitë juridike apo nuk do të arrijë që ta dorëzojë Apelin në kohë, atëherë ai do të depërtohet menjëherë nga Australia, masë e cila mund të shoqërohet me dënimin që të mos hyjë në këtë shtet për tre vjet.