Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Blinken i shkruan Kurtit: Shpresojmë në rikthimin e “momentumit” për dialogun

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 10:08 | Kosova
Blinken i shkruan Kurtit: Shpresojmë në rikthimin e

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se shpreson që të rikthehet momentumi në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, dhe që Kosova t'i përmbahet zotimeve të mëhershme. Ai e bëri këtë deklaratë në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 13 janar.

“Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në udhëheqjen tuaj personale për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut, duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata”, thotë Blinken në letër.

Blinken ka thënë se SHBA-ja pret të bashkëpunojë me Kosovën në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë. Sipas Sekretarit Amerikan të Shtetit, natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet pengesë për anëtarësimin dhe integrimin e plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, thotë Blinken.

Ai inkurajon kryeministrin Kurti që t’i kushtojë vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu