Caktohet finalja e Superkupës së Spanjës

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 10:06
ATLETIK BILBAO NE FINALE frame 494 1280x720

Caktohet finalja e Superkupës së Spanjës

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 10:06

Real Madrid-Atletic Bilbao do të jetë finalja e Superkupës së Spanjës. Skuadra baske arriti të përmbys Atletico Madridin me rezultatin final 2-1 .

Fillimisht, gardiani Unai Simon devijoi në portën e tij gjuajtjen e Joao Felix çfarë bëri të dukej se fitorja do të ishte e thjeshtë, megjithatë avantazh ky që nuk zgjati shumë, pasi Alvarez gjeti barazimin dhe pas tij Niko Williams, firmosi për triumfin e baskëve.

Pavarësisht tentativave të shumta të Atletico Madrid për të ndryshuar diçka, shpresat u shuan kur Jimenez pas një ndërhyrje të ashpër la skuadrën me 10 lojtarë.

Me synimin për të përsëritur suksesin e vitit të kaluar, Bilbao përballet në finale me Real Madridin në një duel që nuk duket aspak i lehtë.