Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çmimet e larta, humbasin fermerët dhe qytetarët, fitojnë tregtarët

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 20:21 | Ekonomi
Çmimet e larta, humbasin fermerët dhe qytetarët, fitojnë

Ndërsa konsumatorët po përballen me rritjen drastike të çmimeve në treg, fermerët ankohen se po falimentojnë, për shkak se po i shesin shumë lirë produktet e tyre. Zinxhiri i shitjes së produkteve bujqësore nga sera në tavolinë duket se çalon tek hallka e tregtarëve, ata të cilët gjenerojnë edhe fitimin maksimal, duke blerë lirë nga fermerët dhe shitur shtrenjtë tek qytetarët.  

Le të marrim rastin e një kilogram mollë, që nga fermerët prodhohet me 25 lekë për kilogram dhe shitet me vetëm 30 lekë tek tregtarët, me fitim vetëm 5 lekë për kilogram. Ndërsa tregtarët e nxjerrin në treg me 100 lekë, duke garantuar një fitim prej 70 lekë për kilogram. Një normë fitimi e pajustifikuar, pasi kosto e vetme që është shtuar për tregtarët në këtë periudhë është transporti, me rritje nga 700-1000 lekë për një rrugë. Për ekspertët konsumatorët dhe fermerët janë të pambrojtur, pasi institucionet kontrolluese nuk funksionojnë.

Ekspertët rekomandojnë zbatimin e politikave nxitëse për prodhimin vendas, siç janë subvencionet, si një formë për të amortizuar rritjen e çmimeve që vjen nga ecuria e tregjeve ndërkombëtare dhe produktet e importit.

Ekspertët shpjegojnë se rritja e çmimeve është më e ndjeshme në periudhën e dimrit, kur prodhimi bujqësor vendas është i paktë dhe nuk arrin të amortizojë shtrenjtimin që vjen nga mallrat e importit. Të dhënat e INSTAT treguan se në dhjetor inflacioni arriti në 3.7%, niveli më i lartë i 11 viteve të fundit dhe 60% e kësaj rritje i atribuohet shtrenjtimit të produkteve ushqimore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë