“Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 21:05

“Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”

Përditësuar më: 14/1/2022, ora 21:05

Astrit Patozi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se “edhe pa protestën e 8 janarit, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”.

“Që kur u dha lajmi që Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, unë e kisha shumë të qartë dhe u kam sugjeruar me dashamirësi që në këtë krisje, të përpiqeshin të ruanin të paktën atë që kishte mbetur nga Partia Demokratike. PD-ja ka humbur shumë nga roli i vet dhe nga vlerat që ka pasur. Kursi i pas vitit 2013 ka qenë një kurs degradues dhe në rënie të lirë”, u shpreh Patozi.

“Ndaj, me shumë realizëm i kam sugjeruar që edhe në rast se do të ndahen, të ndahen sa më shpejt dhe në mënyrë demokratike. Në fakt, ata bënë të kundërtën. Nuk i dhanë demokratëve mundësinë për të verifikuar shumicën. Ata kishin detyrimin për të ruajtur prestigjin e demokratëve”, shtoi Patozi.

Sipas tij, “edhe pa 8 janarin, ata nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”.

“PD-ja duhet të pranojë që ka dy grupime të mëdha që nuk i bashkon më asgjë me njëri-tjetrin. Kjo ndarje duhet formalizuar, që secila të ruajë peshën e vet specifike në elektoratin demokrat”, theksoi Patozi.